Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se dy të dyshuar Shqiptar, shtetas të Kosovës G.K. (1982) dhe V.K. (1995) gjenden në një kafeteri në qytetin e Gjilanit dhe dyshohet se kishin në posedim substanca narkotike.
Gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur tri (3) qese najloni që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit Kokainë dhe nëntë tableta mjekësore, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur gjithashtu dy qese me substancë narkotik e llojit Kokainë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.
Rastit i janë përgjigjur njësitet antidrogë që veprojnë në Gjilan dhe të njëjtit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të cekur të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/