DYLON

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

EkoHigjiena

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.