Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti patrullues nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit në fshatin Rogoqicë ka ndalur për kontrolle rutinore një automjet me targa të shtetit të Serbisë.
Gjatë kontrollimit tek pasagjeri i këtij automjeti i dyshuari kosovar shqiptar B.D. (2004) në brezin e tij është gjetur një (1) revole e tipit Bereta e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, po ashtu edhe tek i dyshuari i dytë vozitësi i këtij automjeti kosovar shqiptar L.D. (2005) në gjepin e tij nga zyrtarët policor është gjetur një brisk me gjatësi 9 cm.
Nga ana e zyrtarëve policor armët e gjetura janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën. Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armeve’’ dhe rasti me kallëzim penal do të dorëzohet ne Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/