DYLON

Nënshkruhet Plani bilateral ushtarak 2023 ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë

Nënshkruhet Plani bilateral ushtarak 2023 ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Komandës së Forcave të Armatosura të Jordanisë, po qëndrojnë në vizitë zyrtare Drejtori i Departmentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, Kolonel Sylejman Cakaj dhe Major Mentor Ibrahimi.

Gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, u nënshkrua Plani bilateral për vitin 2023.

Ndër të tjera, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga Kolonel Cakaj, i cili shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. /2LONLINE/