Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar dy të dyshuar për shkak se gjatë kontrollit të dokumenteve të veturës që po udhëtonin, të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara dhe i përkasin një veture tjetër.
“Verifikimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet e shtetit të huaj pasi vetura në fjalë kishte targa të një shteti të huaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë, dokumentet e veturës dhe dy telefona mobil.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE
Gjilan 03.07.2023 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit të dokumenteve të veturës që po udhëtonin të njëjtat dyshohet se janë të falsifikuara dhe i përkasin një veture tjetër. Verifikimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet e shtetit të huaj pasi vetura në fjalë kishte traga të një shteti të huaj. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë, dokumentet e veturës dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/