Departamenti i Policisë Kufitare ka bërë me dije se, në dy raste të ndara, ka arrestuar tre të dyshuar, du shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas të Serbisë, për kalim ilegal të kufirit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Raporti i policisë:
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
· Fsh. Zllakuqan 28.07.2021 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejte në Gjykatë dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore janë liruar.
· Fsh.Banjë, Zubin Potok, 28.07.2021-23:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që është takuar nga patrulla policore duke tentuar që ta kaloi ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi. Gjatë kontrollës në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pemë dhe perime pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.