Në vendkalimin kufitar në mes të Serbisë dhe Kosovës në Muçibabë sot janë arrestuar dy ish të burgosurit që kanë qenë të akuzuar për krime të luftës nga Gjykarta serbe për Krime të Luftës në Beograd. Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti të cilët ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit.
Siç raporton portali Titulli, të dy ish të burgosurit me këtë rast ia kanë treguar policisë kufitare serbe vendimin e gjykatës se janë të liruar nga akuzat por kjo nuk u morr parasysh.
Që të dy tash janë duke u dërguar para Gjykatës së Apelit në Beograd.
Dy ish të dënuarit së pari janë ndaluar në kufi për mëse dy orë dhe pastaj janë arrestuar për ti nisur drejt Beogradit.
Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti ishin shpallur të pafajshëm së bashku me pjesëtarët e tjerë ish të burgosur, të njohur si ‘Grupi i Gjilanit’.
Ata ishin lënë të lirë në nëntor të vitit të kaluar.
/fotoilustirm/