Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas një hetimi rreth një mujor me datë 29.03.2020, rreth orës 20:45 në rrugën ‘’Kristofer Kristoforidhi’’ në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale” Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
G. S. viti i lindjes 1989, mashkull kosovar,
M. S. viti i lindjes 1983, mashkull kosovar.
Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar.
Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar;
- 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8 gram ( 1 kg e 185.8 gram),
- 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram,
- 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe
- vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar;
- 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21.910 gram ( 21kg e 910 gram ),
- 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram,
- 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.