/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një incident këtu në Gjilan. Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se në një kafiteri ka pasur një rast rrahje ku të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të cilët edhe kishin shkaktuar dëme materiale në vlerë të konsiderueshme brenda lokalit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet patrulluese kanë arritur t’i lokalizojnë dhe ti arrestojnë dy të dyshuarit që ishin të involvuar në rastin e mësipërm.
“Të dyshuarit si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, ku u është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencë e Gjilanit. Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Rasti procedohet në njësinë e hetimeve”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/