Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një në Kamenicë, ka arrestuar të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Raporti i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
· Fsh. Koretin, Kamenicë 17.02.2021 – 22:00. Njësit policore gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.62 gram të dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarje të substancave. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Afër stadiumit, Gjilan 22.02.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek ai gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, rreth 6.22 gram dhe një brisk. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.