Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se së bashku me inspektoratin e punës, policinë tatimore, turistike dhe inspektoratin e tregut, më 14 gusht të këtij viti, është zhvilluar kontroll në objektin hotelierik “Savana” në Bujanoc.
Në kumtesën e MPB-së të lëshuar pas aksionit, thuhet se “gjatë kontrollit janë evidentuar parregullsi të caktuara në punë, ndërsa do të merren masa në përputhje me ligjin”.
Siç ka mësuar jozyrtarisht TV Vranja, organet kompetente në klubin e natës “Savana”, me pronar J.J. nga Konçuli, kanë gjetur 13 vajza pa dokumente të nevojshme për punë dhe kontratat e punës.
Nëntë vajza janë nga Shqipëria, katër nga Kosova dhe Serbia qendrore. Siç ka mësuar ky medium, përveç këtyre parregullsive, në këtë objekt hotelierik nuk janë dhënë fatura fiskale dhe kështu as nuk është paguar pazari ditor. Është punuar në të zezë, ndonëse në momentin e kontrollimit në objekt gjendeshin rreth 50 mysafirë. /Titulli.com/