Aroma e portokallit ka një rol të rëndësishëm në shërimin e një sërë problemesh shëndetsore. Ajo është mjaft e dobishme kundër infeksioneve, dhimbjeve në muskuj, sëmundjeve në gojë dhe në mishin e dhëmbëve dhe mund të përdoret edhe si afrodiziak.
Ditët e lodhshme mund t’i kaloni në mënyrë paksa më të këndshme sesa t’i lini ashtu siç edhe në të vërtetë janë. Sipas mjekëve gjatë kësaj periudhe kohore në shtëpitë tuaja mund të sillni vullnetin përmes aromave të ngrohta e të këndshme.
Aroma jo vetëm që e bën më të kënshëm ambjentin ku jetoni por forcon edhe sistemin tuaj imun, si dhe ndihmon në kujtimin e momenteve të bukura nga e kaluara.
Sidomos sugjerohet aroma e freskët e ngrohtë e portokallit të qëruar, derisa mund të përdorni edhe vajin eterik. Kjo aromë lehtëson pengesat në tretje, është i mirë për një lëkurë të shëndetshme.