“Në fshatin Myqybabë, një fshat në Malësinë e Karadakut në vij kufitare me Preshevën është lënë pas dore nga qeverisja lokale për shumë vite. Shteti, në këtë rast edhe komuna e Gjilanit është dashur të kujdeset për fshatrat që janë në kufij me shtetet fqinjë të ju mundësohet të jetojnë në e vendlindjen e tyre”, ka thënë Arijeta Rexhepi, anëtare e kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tha se në fshatin Myqybabë nuk është investuar asgjë, jeta e tyre çdo ditë e më shumë është e vështirësuar, me rrugë të shkatërruara brenda në fshat , me kushte të vështira ekonomike ndërsa të vetmen shpresë që e patën shkollën edhe atë ja mbyllët.
Fshati ka 13 shtëpi të banuara, përafërsisht deri 100 banorë ku në mesin e tyre 2 familje nuk banojnë në shtëpitë e tyre sepse nuk kanë shtëpi, e njëra familje veç se dihet që jeton në objektin e shkollës.
“Mbyllja e shkollës do të thotë për këta banorë se nuk keni më vend në vendlindjen tuaj por edhe ju si shumë të tjerë duhet të largoheni nga ky vend , kjo është kërkesa e komunës së Gjilanit . Është mbyllë shkolla me afër 9 nxënës , barten në shkolla tjera por një fëmijë që është dashur të vijoj mësimin me parashkollorët nuk mund të vijoj mësimi, sepse orari i mësimit nuk i përshtatet me shokët e shoqet e fshatit që ti bashkëngjitet me transport. Ai ka mbetur pa vijuar mësimin. Komuna i ka ofruar para sa për rrugë që prindi t’i dërgojë fëmijët në shkollë , por një fakt është harruar, një familje që jeton nga bujqësia e blegtoria si do të mund të arrijë edhe të bartë fëmijën edhe të kujdeset për punët që e presin ku varet nga kjo mbijetesa e familjes”, ka thënë tutje Arijeta Rexhepi.
Sipas saj, në fshatin fqinjë Sefer që është në komunën e Preshevës, vetëm për një fëmijë shkolla është e hapur, ndërsa komuna e Gjilanit mbyllë një shkollë pa asnjë arsye.
“Keni mbyllur një shkollë, keni mbyllur një fshat”, thotë Arijeta Rexhepi, anëtare e kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /2LONLINE.com/