Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan.
***
Të nderuar aktivistë/e, anëtarë/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra në Gjilan
Zgjedhjet e brendshme në LVV po vazhdojnë me nivelin e dyte organizativ të cilat zgjidhen përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, si proces nga më të rëndësishmet duke kontribuar për forcimin dhe avancimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Rrugëtimi im politik filloi me Lëvizjen, duke u angazhuar që vajzat dhe gratë të jenë pjesë e vendimarjes në shoqërin tonë!
Përderisa gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore, ato janë thelbësore për të nxitur dhe udhëhequr ndryshimet drejt zgjidhjes së tyre.
Këtë rrugëtim do ta vazhdoj duke kandiduar në këto zgjedhje të brendshme për Kryetare e Grave për VETËVENDOSJE!, Qendra Gjilan.
U jam mirënjohëse të gjithëve e secilit për besimin e dhënë, punën, angazhimin dhe kontributin që keni bërë, po bën , e do të bëjmë së bashku!
Na priftë e mbara!