DYLON

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023
Avatar photo Redaksia

Në debatin e mbajtur sot në Bresalc, me banorët edhe të fshatrave Ponesh, Zhegoc, Verbicë, Sllakovc, Kishnapole e Gadish u përsëritën disa nga kërkesat për investime të domosdoshme nëpër këto vendbanime.

Në shkollën fillore “Ibrahim Uruqi”, renovimi/ndrrimi i dritareve, gëlqerosjen, sallën e sporteve, trotuarin për nxënës, parkingun e shkollës, si dhe ndërtimin e çerdhes për fëmijë.

EkoHigjiena

Poashtu kërkesa të kahmotshme lidhur me funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe investime të reja në zgjerimin e rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e rrugëve ekzistues (nëpër këto fshatra të rrethit të Bresalcit)

Ne si qeverisje komunale do të bëjmë përpjekje maksimale dhe ti përfshijmë në planifikim të buxhetit disa nga këto kërkesa, në veçanti në ato investime që kanë të bëjnë me shkollën e fshatit dhe në infrastrukturën e fshatit Bresalc si dhe nëpër fshatrat e kësaj pjese të Gjilanit. /2LONLINE/

Drejtoria për Buxhet dhe Financa – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.