Flurim Arifi, që synon kreun e PDK-së së Gjilanit, subjekt ky që është në procesin e brendshëm zgjedhor, po zhvillon takime me ekipin e tij edhe jashtë strukturave partiake.
Ai ka bërë me dije se për këtë fundjavë, me bashkëpunëtorë e miq, zgjodhi të vizitojë Qendrën Kulturore “ART Vision”, me ç’rast u njoftua nga menaxhmenti për të arriturat dhe sfidat që e presin në afirmimin e kulturës së Baletit.
“U impresionova me kreativitetin dhe përkushtimin e kësaj qendre artistike. Nga ana ime i inkurajova drejtuesit e kësaj Qendre që të vazhdojnë me këtë ritëm dhe se mbështetja jonë nuk do të mungojë edhe në këtë segment”, ka thënë Arifi.