Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas parametrave më të rëndësishëm, në mes të qeverisjes së kaluar dhe aktuales, nga viti (2019-2021)- (2022 deri në fund të tetorit të vitit 2024) ka shënuar rezultate shumë të mëdha”, ka thene Ali Arifi drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Drejtori Ali Arifi, tregon se lëndë të trajtuara në vitin 2019 ishin 894 lëndë, më 2020 ishin 448 lëndë dhe më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 456 lëndë.
Sipas tij, pra ishin gjithsejtë 1798 lëndë.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tregoi se në vitin 2022 ishin 923 lëndë, në vitin 2023 ishin 1. 544 lëndë dhe sivjet më 2024 (deri në fund të tetorit) ishin 1.110 lëndë.
Pra, gjithsejtë ishin 3.577 lëndë.
“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM-ja, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë trajtuar 1779 lëndë më shumë, shprehur në % = 199% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Arifi.
Më tej drejtori i DUPMM-së, tregoi edhe për sipërfaqen ndërtimore për të cilat janë lëshuar leje ndërtimore.
Në bazë të raportit në vitin 2019 ishin 138. 870 m2, më 2020 ishin 100.313 m2 dhe më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 100.234 m2.
Sipas drejtorit, ishin gjithsejtë 339. 417 m2.
Ndërsa më 2022 ishin 87.776m2, më 2023 ishin 251.425m2 dhe sivjet më 2024 (deri në fund të tetorit) janë 186. 072m2.
Gjithsej janë lëshuar leje ndërtimore për 525.273m2.
“Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë lëshuar leje ndërtimi, për sipërfaqe ndërtimore, 185. 856 m2 më shumë, shprehur në % = 155% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha drejtori Arifi.
Sipas tij mjetet financiare të inkasuara në vitin 2019 ishin 834.353 euro, më 2020 ishin 619.446 euro. Më 2021 (deri në fund të tetorit) ishin 670.669 euro.
Arifi, tha se ishin gjithsej: 2.124.468 euro.
Ndërsa, sipas tij, në vitin 2022 ishin 543.218 euro, më 2023 ishin 1.803.539 euro, sivjet më 2024 (deri në fund të tetorit) janë 961. 494 euro.
“Gjithsej janë 3.308.251 euro. Nga të dhënat e prezantuara konstatohet se në DUPMM, gjatë qeverisjes aktuale, për të njëjtin interval kohor raportues, janë inkasuar mjete financiare në vlerë 1.183.783 euro më shumë, shprehur në % = 156% se sa gjatë qeverisjes së kaluar”, tha Arifi.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se interesant është të potencohet fakti se vetëm gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, periudhë kjo e tranzicionit të pushtetit nga qeverisja e kaluar në qeverisjen aktuale, nga DUPMM, janë lëshuar leje ndërtimore për sipërfaqe të ndërtimit 176. 899 m2, që është për 76,665 m2 më shumë se për 10 muajt paraprak të vitit 2021, apo shprehur në %= 176%.
Sipas tij, po ashtu gjatë kësaj kohe ishin inkasuar mjete financiare në vlerë 882.331 euro, që është për 211,662 euro, më shumë se për 10 muajt paraprak të vitit 2021, apo shprehur në %= 132%. /2LONLINE/