Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një konferencë për gazetarë ka prezantuar aktivitetet e pushtetit lokal gjatë vitit 2015.Ai shtë shprehur se ka investuar më shumë në përmirësimin e infrastrukturës dhe aftësimet profesionale.
“Në 2015 janë realizuar projekte me vlerë kapitale ndërsa realizimi i buxhetit është bërë deri 95 %, ndërsa projektet që janë në realizim e sipër do të përfundojnë në vitin e ardhshëm”, theksoi mes tjerash Arifi.
I pyetur nga gazetari i Tituuli.com se çfarë ka bërë në zhvillimin e ekonomik të komunës së Bujanocit, kryetari Nagip Arifi tha se në këtë drejtim janë stimuluar ndërmarrjet përmes subvencioneve që u janë ndarë.
“Që nga viti 2012 në komunën tonë për zhvillimin ekonomik nga Trupi Koordinues janë marrë 900 e 10 mijë euro dhe në bazë të atij numri janë punësuar 250 punëtorë. Nuk ka askund që pushteti lokal të hap fabrika. Ne kemi bërë të gjitha kushtet para se gjithash infrastrukturën për zhvillimin ekonomik”, pohori mes tjerash Arifi.
Pas përfundimit të konferencës, kryetari Arifi kishte shtruar një koktej rasti me vlerë prej jo më shumë se 1000 dinarë për pjesëmarrësit e mediave lokale në gjuhën shqipe dhe atë serbe.
Për më tepër shikoni videon:
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=21717