DYLON

Vikendi kryesisht me mjegull

Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjate vikendit kryesisht do të mbretërojë mot me mjegull nëpër shumë rajone të Kosovës.

“Mot me diell dhe me mjegull në shumë vende do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë Celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë Celsius” thuhet në komunikatën e IHMK-së.

EkoHigjiena

“Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që për një parashikim me kohë më të gjatë do të ju njoftojmë pasditen e së dielës. Shtypja atmosferike mbetet dukshem mbi vlerat e normales , lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 80-99%. Do të fryjë erë e lehte nga drejtimi i juglindjes me shpejtesi 1-2m/s.”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.