Situata e sigurisë në tri komuna në pjesën jugore të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është stabile dhe nuk ka kurrfarë sinjalesh se ajo mund të përkeqësohet, ka deklaruar sot shefi i Organit koordinues për këtë rajon, Zoran Stankoviq, pas një takimi të kryesisë së këtij organi, që është mbajtur në Beograd.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili ka marrë pjesë në mbledhje, u tha gazetarëve se nuk ka indormacione se banorë të kësaj komune janë pjesëmarrës të luftës në Siri, raporton agjencia Beta, transmeton Titulli.com.
“Qeverisja lokale apelon te banorët se ajo luftë është jashtë interesave të qytetarëve tanë”, tha Arifi dhe ka shtuar se në Siri nuk gjendet asnjë pjesëtar i grupeve militante nga ky rajon, që është i banuar me popullatë shumicë shqiptare.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=23338