Vizita në Muzeun personal të artefakteve “Amaneti”, i doktorit gjilanas të urologjisë, z. Shevçet Mehmet, ishte në agjendën e vizitave që po i bënë Flurim Arifi, pretendent për kreun e PDK-së së Gjilanit, subjekt ky që është në procesin e brendshëm zgjedhor.
Arifi, që me ekipin e tij, po zhvillon zhvillon takime të shumta edhe jashtë strukturave partiake, thotë të ketë kaluar momente fascionante në këtë muze, ku nga artefakte të shumta shpalosen detaje të shumta të mbi një shekulli. Nga dr. Shevçeti, u njoftuan për këtë veprimtari që e ka pasion për të cilën ai kujdeset me një përkushtim të jashtëzakonshëm.
Arifi ka thënë se ky muze, si atraksion i rëndësishëm turistik, siç u ka shpjeguar me admirim dr. Shevçeti, përmban një koleksion artefakte prej mbi tridhjetepesë mijë ekzemplarë: fotografi të vjetra të qytetit, të personalitete të profileve të ndryshme, të kulturës, artit, muzikës, sportit, libra të shumtë, etj,. Mandej, vlerën ia shtojnë edhe mjetet – veglat tjera të punës, të ushqimit; veshjet e kohës së moçme, etj. Ishte interesante edhe monedhave metalike e shek.V, qe po e ruante në këtë muze dr. Shevçeti, në mesin e shumë monedhave tjera të kohës.
Me këtë veprimtari, ai ka filluar që nga paslufta, prej vitit 2006. Vizitorët janë të shumtë, nga të gjitha anët, brenda dhe jashtë vendit. Vetëm në vitin e kaluar kishte evidentuar 2018 vizitorë. Madje, këtë muze e ka frekuentuar për defile edhe Estrada e “Mis Evropa”, para 6 apo 7 viteve..
“Qytetar nderi i Stambollit, dr. Shevçetin e kishte shpallur para pak ditësh Shoqata Gjilanase e Stambollit. Ndërkaq mosinteresimin e institucioneve komunale e kuptuam kur me keqardhje u vumë në dijeni se deri më tani asnjëri prej kryetarëve të komunës së Gjilanit nuk e kishte vizituar këtë muze.
Duke e konsideruar si thesar të çmuar të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të kësaj ane, ne si shoqëri dhe institucione duhet të përkujdesemi dhe ta shfrytëzojmë si vlerë të kulturës sonë”, thotë Arifi.
Në këtë kontekst , sipas tij, sugjeroj institucionet shkollore që ti sjellin nxënësit në këtë muze, ku përmes këtyre eksponateve ata do ta njohin më mirë të kaluarën kulturore –historike, etj.