(2L ONLINE) – Lëvizja Vatra me seli në Gjilan vazhdon të përballet me atë se cila palë është legjitime pasi kemi dy palë qe e pretendojnë një gjë të tillë dhe për më tepër kanë deklarime publike në emër të vatrës.
Fatmir Arifi, që thotë të jetë ai kryetar i Lëvizjes Vatra ka adresuar kritika në adresë të Sejdulla Kadriut, që pala tjetër e njeh për kryetar, e për të cilin thotë se me deklarimet e tija publike si kryetar i Vatrës po e manipulon publikun.
“Ditët e fundit në emër të Lëvizjes Vatra kanë qarkulluar publikime në media me adresë të ish Kryetarit Sejdulla Kadriu. Për të hequr këtë mjegull, në emër të kryesisë së Lëvizjes Vatra dhe në cilësinë e Kryetarit të saj, do ti japë disa sqarime, për opinionin e gjerë. Shkaku i disa personave të pakënaqur të Lëvizjes Vatra, e që sot janë bashkëpunëtorë të Kadriut, kanë nxitur mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm”, thotë Arifi.
Sipas tij, pas përgatitjes së punimeve, më 27 Prill 2014 në Gjilan, është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm. Në këtë kuvend është votuar për 51 anëtarë të Këshillit Drejtues. Për hirë të opinionit të gjerë po e publikojmë edhe faksimilin e procesverbalit, në të cilën është nënshkruar edhe vet ish kryetari Sejdulla Kadriu.(shih më poshtë)
*Faksimil nga procesverbali i Kuvendit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vatra mbajtur më 27 Prill 2014 në Gjilan. Këtu janë emrat e 51 anëtarëve të zgjedhur për Këshillin Drejtues si dhe renditja sipas numrit të votave, të cilën e nënshkruan edhe vet ish kryetari Sejdulla Kadriu, zevendësKryetari Mustafë Shaqiri, sekretar i përgjithshëm (unë), Fatmir Arifi dhe anëtari i Komisionit të votimit Hajrush Nuhiu”, thotë tutje Arifi.
Sipas tij, më datë 10 Maj 2014, kryesia e Punës ka ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues për të zgjedhur kryesin e re të Lëvizjes Vatra. Këshilli Drejtues ka votuar për 21 anëtarë të Kryesisë të Lëvizjes Vatra. Ne po ju ofrojmë listën nga procesverbali I këtij takimi: faksimil nga procesverbali i mbledhjes së Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vatra ku u votua për 21 anëtarë të kryesisë.
“Ky procesverbal është nënshkruar nga kryesia e punës e përbërë nga: Ibrahim Ibrahimi, Mustafë Shaqiri, Gentiana Shabani dhe Ismet Tafili më datë 10.05. 2014, Gjilan. Për hirë të opinionit të gjërë, këtu filloi obstruksioni i ish Kryetarit Sejdulla Kadriu, i cili kur e kuptoi se humbi shumicën në kryesi, bëri disa lëvizje për të dëmtuar procesin normal zgjedhorë të Lëvizjes Vatra”, ka thënë Arifi.
Po ashtu sipas tij, me vendim të kryesisë së punës, më datë 15 Maj 2014, në Gjilan ftohet kryesia e re në përbërje prej 21 anëtarëve të zgjedhur nga Këshilli Drejtues për ta zgjedhur Kryetarin e Lëvizjes Vatra. Këtë mbledhje, Kadriu nga frika e humbjes dhe e urdhërdhënësve të tij, e bojkoton.
“Ne po japim këtu dhe faksimilen e tretë nga procesverbali i mbledhjes së Kryesisë. Faksimil nga procesverbali i mbledhjes së kryesisë së re te Lëvizjes Vatra. Në këtë mbledhje 11 anëtarë votuan pro kandidatit për Kryetare Fatmir Arifi dhe 10 abstenuan. Së fundi, veprimet e grupit të vocërr të Kadriut në pamje të parë duket se e kanë dëmtuar Lëvizjen Vatra, por në fakt e kanë forcuar edhe më shumë udhëheqjen e re të Vatrës. Tani e tutje, çdo paraqitje e Kadriut në emër të Lëvizjes Vatra, ne jemi të detyruar të flasim pa pardon” thotë Arifi.
“Gjithashtu ne i garantojmë opinionit të gjerë besnikërinë për vizionin dhe qëllimet e Lëvizjes Vatrës, për të ndërkombëtarizuar çështjen e komunave shqiptare nën Serbi, të njohura ndryshe edhe si Lugina e Preshevës”, thotë në fund FatmirArifi, që pretendon legjitimitetin si kryetar i Lëvizjes Vatra. Më poshtë keni faksimilet që ka dërguar Arifi. /2l Online/