Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancën urgjente në të cilën ka zgjedhur kryesues të këtij organi më të lartë në komunë, Arianit Sadikun, transmeton Portali 2LONLINE.
Për këtë pozitë pati dy kandidatë, nga LDK u propozua, Shpresa Kurteshi – Emini, ndërsa nga Vetëvendosje, Arianit Sadiku.
Nga 35 anëtarë sa i ka Kuvendi Komunal i Gjilanit, që të gjithë ishin të pranishëm dhe pas procesit të votimit, Arianit Sadiku mori 18 vota, ndërsa Shpresa Kurteshi – Emini 17 vota. Me këtë besimi për ta drejtuar Kuvendin Komunal iu dha Arianit Sadikut. /2LONLINE/