Edhe pak kohë na ndajnë nga inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Shqipëri. Së fundmi, është bërë testimi i ndriqimit në impiantin e ri modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet, teksa pamjet janë fantastike.
Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, dhe njëherazi Shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, i cili ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut foto nga ndezja e prozhektorëve në “Arenën Kombëtare”.
Kujtojmë që pak ditë më parë përfundoi edhe shtrimi i tapetit të gjelbër, teksa stadiumi pritet të inaugurohet në muajin nëntor në sfidën Shqipëri – Francë.