Trajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu në ndeshjen me KF Malisheva, kishte ndeshjen jubilare ku arriti të shënoj 100 ndeshje në drejtim të klubit bardhë e kaltër.
“Në edicionin 2019/20 kur timonin e klubit tonë e mori Ardian Nuhiu, FC DRITA u shpall kampion në Superligën e Kosovës. Ndërsa, në edicionin 2020/2021 nënkampion”, njoftojnë zyrtarë të këtij klubi.
Nuhiu ka udhëhequr Dritën në plot 100 ndeshje zyrtare në kampionat, Kupën e Kosovës dhe në garat evropiane; Champions League, Europe League dhe Conferenc League.
Nga të gjitha takimet, Drita e drejtuar nga kryetrajneri Nuhiu ka shënuar 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje.
“Sukseset e Dritës nën udhëheqjen e trajnerit kampion Nuhiu u treguan edhe në ndeshjet ndërkombëtare, duke arritur rezultatet më të mira nga klubet kosovare në Evropë dhe renditjen në pozitën më të lartë për klubet nga Kosova në UEFA”, thuhet tutje në komunikatën zyrtare të klubit.
Përndryshe, Nuhiu është trajneri me jetëgjatësinë më të madhe në krye të Dritës, duke udhëhequr me klubin për vitin e tretë me radhë. Nuhiu drejton Dritën nga viti 2019. /2LONLINE.com/