DYLON

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me migrantë’

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në  ‘kontrabandë me migrantë’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12.09.2021 rreth orës 17:40,  në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.

Patrulla e policisë  ka vëzhguar lëvizjet e automjetit  dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë  (5)  persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të  dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e  për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme. 

EkoHigjiena

Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar  të dyshuar:  A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.