Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica ka prezantuar sot kandidatin e radhës për Kuvendin Komunal, Ardian Azemi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Gagica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Gazetari dhe opinionisti shumvjeçar, njëri nga themeluesit, i riu i atëhershëm i ditëve të para të Aleancës në Gjilan. Maratonik e i pathyeshëm. Ardian Azemi nga sot është pjesë e ekipit tim si kandidat për Asamble Komunale.
Ardiani ka përvojë gati 20 vjeçare në gazetari, opinionist i rregullt e i palëkundur në qëndrime. Përveç gazetar, është edhe jurist. Ardianin e njohin të gjithë përmes reagimeve, opinioneve, dhe sinqeritetit të tij. Është human dhe dëshira e tij është që t’i sheh të gjithë më mirë se veten e tij.
Jam thellësisht i bindur se Gjilani i pas 17 tetorit do të ketë përfaqësues të denjë e në interes të qytetarëve.
Jemi kohë të gjatë bashkë Ardian. Vazhdojmë edhe më fuqishëm!
NG