DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe javën e ardhshme.

Nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin. Javën që e lamë pas, reshje kishte në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime që të kemi reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit që ishin nga perëndimi i vendit i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i ç’vendosur vranësirat rrëzë maleve dhe reshjet e shiut në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, duke i përfshirë gjitha fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.