Mobilizimi që e shikuam në lagjen Arbëria, veç sa na e fuqizon sigurinë e fitores së 14 Nëntorit. Ka ardhur koha, që lagjen Arbëria t’ia kthejmë banorëve të saj.
Nuk ekziston më që kjo gjë lagje të vuajë nga mungesa bazike infrastrukturore, shëndetësore e arsimore. Ka nevojë për rregullim të ndriçimit publik e rrugëve, ujë të pijshëm, për personel mjekësor e çerdhe për fëmijë.
Gjilanit i duhet një model tjetër i politikbërjes. Ky model, arrihet vetëm me një za të ri e udhëheqje të re. Bëhu pjesë e ndryshimit, bëhu pjesë e fitores së madhe të 14 Nëntorit.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/