Nënkryetar i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli thotë se vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë me masat anticovid janë të ngutshme dhe të dëmshme, po pësojnë shumë biznese nga to!
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli vazhdon të pohojë se mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar dhe i ngutshëm i Qeverisë. Nuk po pësojnë vetëm gastronomet por një zinxhirë biznesesh. Po ashtu vendimet e qeverisë kanë dëmtuar edhe sektorin e transportueseve.
“Kemi parë disa vendime të Qeverive të kaluara dhe nga ajo e tashme, vendime të cilat po na kthejnë në pikën zero, përderisa rajoni ka filluar të hapet. Mbyllja e gastronomisë është vendimi më i gabuar dhe i ngutshëm i Qeverisë, pasi gastronomët janë vetëm shërbyes”, ka thënë ismajli, transmeton Portlai 2LONLINE.com.
Sipas tij, nga ky vendim nuk pësojnë vetëm gastronomet pasi është një rrjet shumë më i madh zixhiror, sepse pësojnë shumë biznese tjera simotra që janë furnitorë të gatronomisë.
“ Edhe te Shoqata e Transportuesve, Qeveria duhet ta përmbushë marrëveshjen e arritur në mes Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionimin e operatorëve të transportit, sepse edhe kjo shoqatë është dëmtuar rëndë nga këto vendime”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/