DYLON

Viti: Ftohen qytetarët që t’i respektojnë masat anticovid

Viti: Ftohen qytetarët që t’i respektojnë masat anticovid
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, aktualisht ka 184 qytetarë aktiv me virusin Covid-19, ku prej tyre 5 janë të hospitalizuar.

Kjo u bë me dije sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH).

EkoHigjiena

Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve, të mbajnë distancën, maskat dhe higjienën personale.

“Kemi pasur në mbarë vendin një rritje të infeksionit me virusin Covid-19. I lus qytetarët tanë të respektojnë masat sepse kjo është në interes të shëndetit të secilit prej nesh por edhe në interes të shëndeti publik” u shpreh Haliti.

Ai ndër tjerash potencoi se gjendja socio ekonomike e qytetarëve dhe e bizneseve është e vështirësuar dhe se shqiptimi i gjobave është i dhimbeshim për secilin në këtë situatë.

Haliti ka folur edhe për procesin e vaksinimit që ka filluar në Viti për personelin mjekësor dhe personat e moshuar duke shtuar se sasia e vaksinave që ka arritur nuk është fatkeqësisht e mjaftueshme për ketë komunë.

Kurse Komandantit i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka thënë se Policia e Kosovës në Viti, gjatë fundjavës ka shqiptuar 80 gjoba për mos respektim të masave anti-covid dhe atë kryesisht për mos bartje të maskave.

Edhe ai ju bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat pasi që është në interes të shëndetit publik.

Kurse Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, tha se sot ka filluar periudha e tretë e mësimit dhe shtoj se kjo po bëhet sipas skenarëve të paraparë.

Ai tha se mësimi nga klasat e para deri të pesta është fizikisht në shkolla kurse mbi klasat e pesta mësimi po vijohet në formë virtuale. Drejtori Aliu shtoj se nga virusi Covid-19 në Viti, janë të prekur 2 mësimdhënës dhe 2 nxënës.

Ndërkaq për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për respektim të masave anticovid ka folur Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.