“Karadaku gjithmonë ka qenë promotor i qëndresës, i luftës e i gjakut, kundër një armiku shekullor që kishte vetëm një qëllim, spastrimin e shqiptarëve autokton nga trojet e veta”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës s ëGjilanit, duke rikujtuar Betejën e Zhegocit”.
Sipas tij, 22 vite më parë, “Beteja e Zhegocit”, bënte pjesë në një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, ku ranë në altarin e lirisë disa ushtarë të UÇK-së dhe civilë të pafajshëm.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri”, ka qenë urata e nënkryetarit Ismajli në ktë përvjetor të “Betejës së Zhegocit’. /2LONLINE.com/