Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në fshatin Pasjan të komunës së  Parteshit (FOTO)

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit (FOTO)

Më 15 prill 2021, në intervalin kohor prej orës 09:05-10:15, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve Rajonale në Gjilan, nën mbështetje të një ekipi të NJRSH – së në Gjilan, kanë ekzekutuar  udhërkontrollin  e  lëshuar  nga Gjykata Themelore në Gjilan, ku janë kontrolluar shtëpi dhe lokale përcjellëse,  pronë e të dyshuarit  S. P. me banim në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit, nën  dyshimin  se   është duke kryer veprën penale : “Importi, furnizimi , transportimi , prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi  ose  shitja e paautorizuar  e armëve dhe materie plasëse”, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë   kryerjes së  udhërkontrollit  në shtëpinë  e të dyshuarit    janë  sekuestruar  përkohësisht këto dëshmi materiale :

• Një (1) pushkë  gjysmëautomatike

• Njëzetetetë (28)  fishekë të  kalibrit  7.62 mm.

• Një (1)pushkë  gjuetie , e llojit ‘Farban’,

• Një(1) Revolver i vjetër (jo funksional) .

• Dy (2) Silinciator( shurdhues) .

• Një(1) pjesë e drurit të pushkës  së gjuetisë .

Të gjitha  dëshmitë e sipërshënuara,  janë   mbajtur  pa leje  valide nga i dyshuari  S. P.

Po ashtu nga i dyshuari i sipërshënuar janë  sekuestruar përkohësisht edhe  tri  armë të zjarrit  të cilat janë  të regjistruar në emrin e tij  në  sistemin  e  legalizimit nga  organet  MPB-së të  RKS-së të llojit :

• Një (1) pushkë  gjuetie  ‘Karabinë’ me dylbi,

• Një (1) pushkë gjuetie

• Tridhjetetetë (38) fishekë ‘12 GA’ .

• Njëqindekatërdhjetenjë(141) fishekë  kalibër 8×57 mm, të  pushkës  karabinë.

• Një (1) pistoletë e llojit ‘CZ’ 9×19 mm, dhe

• Nëntë (9) fishekë   të kalibrit 9x 19 mm .

Pas  kryerjes  së  urdhërkontrollit,  i dyshuari  S.P., është sjellë në zyrat e hetimeve rajonale në Gjilan  ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sipërshënuar , në prezencë të  mbrojtësit e tij të caktuar sipas  detyrës  zyrtare.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit  ,  i cili  ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë  të  rregullt.

Ndaj të dyshuarit është paraqitur kallëzim penal, për veprën penale  ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ . /2LONLINE.com/

KOMENTE