Nga Presheva do të udhëtojë për prova , Arbër Esati në Federatën Shqiptare të Futbollit i cili do të jetë nën vëzhgimin e trajnerëve të Kombëtares U17. Arbër Esati, lojëtarë në klubin futbollistik “Bukuroca” në Preshevë për Titulli.com tha se ndjehet i lumtur pasi do të marrë pjesë në seleksionimin e kombëtare kuq e zi.
“Unë do të jap maksimumin tim nga vetja gjatë seleksionimit që të arrij qëllimin të sigurojë një vend në grupmoshën e Shqipërisë U17”, deklaroi Esati. Edhe trajneri i KF”Bukuroca” Sherfi Jonuzi është shprehur i kënaqur me shkuarjen në prova të lojtarit nga klubi i tij dhe se Arbëri është përgatitur në mënyrë intensive.
Arbër Esati është lojtari I dytë pas Izmir Xhemailit që merë pjesë në provat për seleksionim në kombëtaren e Shqipërisë U17.