“Urime fituesit të zgjedhjeve LVV-së, duhet të mësohemi të pranojmë vullnetin e qytetarëve si do që të jetë ai sepse kjo e identifikon Gjilanin si një qytet me traditë demokratike”, ka shkruar në profilin e tij, Arben Mehmeti, kryetari i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan.
Ja postimi I tij I plotë
Urime rezultati i zgjedhjeve Gjilan!
Procesi ka qenë mirë i organizuar nga KKZ-ja,me vërejtje të vogla teknike dhe që identifikon Gjilanin si një komunë me traditë në organizim të mirë të zgjedhjeve.
Po ashtu edhe institucionet tjera Prokuroria,Policia,institucionet lokale etj,kanë kryer obligimet e tyre në mënyrën më të mirë konformë përgjegjësive të tyre!
Urime fituesit të zgjedhjeve LVV-së, duhet të mësohemi të pranojmë vullnetin e qytetarëve si do që të jetë ai sepse kjo e identifikon Gjilanin si një qytet me traditë demokratike.