(2L ONLINE) – Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës (APARK), angazhohet për procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, në fushën ku si target ka rininë. E, Besim Salihu kryetar i APARK-ut thotë për Portalin 2L Online, se janë duke vëzhguar me kujdes situatën e jashtëzakonshme me vërshimet në territorin e Sërbisë dhe Bosnjës. APARK, lutet për të gjithë ata të cilët e kanë humbur jetën nga kjo fatkeqësi dhe shpreh ngushllimet për familjet e tyre dhe uron që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejtë dhe të ketë sa më pak dëme.
“APARK, duke parë që Serbia dhe Bosnia kanë nevojë për mbështetje dhe kanë kërkuar mbështetje nga vende të ndryshme dëshiron që të reagojë me mundësitë e tijë. Në kuadër të bashkëpunimit të sinqertë rajonal, për të ndihmuar njëri tjetrin në situata të vështira, dhe duke pasur parasysh vlerat e mirëfillta të shteteve dhe aleancave në të cilat pretendojmë të jemi në të ardhmen, i propozon Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, të deklarohet dhe të ofron mundësinë e dërgimit të kontigjenteve të specializuara për kërkim shpëtim, kontigjentin e mjekëve në Kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës për t’u dalur në ndihmë njerëzve në nevojë në ato zona”, thotë Salihu.
Sipas tij, APARK, fton Qeverinë e Sërbisë dhe të Bosnjës që në situata të jashtëzakonshme, të len mënjanë politikën e tyre dhe të pranojnë ndihmën e specialistëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që bashkarisht si rajon të përballemi me fatkeqësitë që mund të na ndodhin. /2lonline/