Ndeshja në kuadër të Europa Ligë, mes Tre Penne dhe SC Gjilanit nuk do të zhvillohet sonte. Kjo pasi, një futbollist i Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19” dhe zyrtarët e UEFA-s kanë marrë vendim për ta anuluar ndeshjen.
Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Gjilanit nëpërmjet një komunikate, shkruan 2LONLINE.com.
“Sport Club “Gjilani” ka marrë rezultatet e testimeve të ditës së djeshme dhe rezultatet e ardhura sot, në skuadrën tonë ka rezultuar një futbollist i prekur me Covid-19.
Instituti i shëndetësis së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar sot të mos të zhvillohet, megjithëse klubi i ka marrë masat e duhura ku ka izoluar futbollistin i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollistin tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë”, njoftoi fillimisht klubi gjilanas.
Ndërsa, tashmë UEFA ka marre vendim zyrtar për fatin e ndeshjes, e cila do të zhvillohet nesër, e premte ora 18:00.
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshem dhe rasti i kontaktit të tij.”