DYLON

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan shënon 15 vjetorin e themelimit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan shënon 15 vjetorin e themelimit
Avatar photo Redaksia

Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, ka përvjetorin e 15-të të saj. Kjo kohë specifike e pandemisë, imponon edhe ndërrim të formës së shënimit të formave tradicionale të përvjetorit të Qendrës sonë. Çdo përvjetor sa vjen e bëhet më i rëndësishëm si për anëtarësinë, aktivistët dhe gjithë strukturat e Qendrës sonë e të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.

***

Edhe sivjet në kushte të tjera, këtë përvjetor do e shënonim me solemnitet, me prani të madhe të aktivistëve, anëtarëve e simpatizantëve tanë, por edhe me personalitete tjera edhe qytetarë, me ç’ rast do përkujtonim format e aktivitetit, duke vënë në pah një bilanc njëvjeçar të punës sonë. Takimi do të gumëzhinte nga aktivistët, anëtarët e simpatizantët, nga bisedat, e idetë e edhe nga aktivitetet kulturore e jo rrallë edhe përformanca artistike.

EkoHigjiena

Tashmë shtëpia jonë, pra Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, është bërë një shtëpi e madhe, e cila çdo ditë pret e pranon anëtarë të rinj, të cilët brenda vitit bëhen me qindra. Janë këta qytetarë që po përqafojnë orientimin tonë politik dhe programin e platformën politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si një alternativë e vetme, e cila po merr përkrahje masive ndër të gjitha shtresat qytetare. Programi i saj, udhëheqja e mbi të gjitha Lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurit është bërë sinonim i udhëheqjes së mirë, sinonim i drejtësisë, urtësisë, vendosmërisë, besueshmërisë e përfaqësimit të denjë, sinonim i luftës kundër korrupsionit, nepotizmit e çdo forme e veprimi që bie ndesh me interesat qytetare dhe interesat e shtetit.

Kjo më së miri u pa edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, ku subjekti ynë, në garë i vetëm, doli i pari, si në nivel vendi edhe në komunë, me rezultatin më të mirë në përqindje. Ndër të tjera ky është edhe rezultat i aktivitetit të aktivistëve, anëtarësisë, simpatizantëve e përkrahjes qytetare.

Për fat të keq, ata që janë të prirur të abuzojnë me pushtetin, siç e kanë dëshmuar tashmë disa herë, ata që janë shpërdorues të vullnetit qytetar e të votës së tyre, edhe njëherë, grumbulluan të gjitha grimcat e partive politike, për të krijuar një qeveri të arnuar, pa legjitimitet qytetar, e cila qëndron në këmbë të qelqta, me varëshmëri të plotë nga përfaqësues të Listës serbe, me qendër komanduese në një shtet armik, të cilët bëjnë presion nga jashtë e sabotojnë nga brenda.

Por pikërisht tash, qytetarët, më kthjellët se kurrë, po shohin kush në të vërtet çka përfaqëson, prandaj kudo në paraqitjet e tyre, në sondazhe, intervista e në opinionet e tyre, po shprehin zhgënjim me këtë qeverisje e po japin përkrahjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe me padurim po presin e kërkojnë shkuarjen në zgjedhje.

Edhe Qendra jonë është e përgatitur për këtë, jemi në përgatitje për zgjedhje të brendshme, për zgjedhje lokale por edhe për zgjedhje të përgjithshme. Lëvizja është e pandalshme dhe e panënshtrueshme në çdo situatë e rrethanë.

Sot në këtë përvjetor, në pamundësi objektive për të qenë bashkë edhe fizikisht, e duke dashur të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit, do të jemi shpirtërisht e mendërisht bashkë. Urojmë aktivistët, strukturat tona, anëtarësinë e simpatizantët edhe për plot përvjetorë të tjerë edhe më të suksesshëm, si të Qendrës sonë ashtu edhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjithësi.

Gjilan, 20.08.2020
QENDRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË GJILAN

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.