Të rinjtë nga Regjioni Lindor ishin ftuar të merrnin pjesë në “Konferencën me institucionet financiare dhe institucionet politikbërse” të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, por kjo konfernecë është anuluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet publike dhe private, deri më 27 mars, si dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve dhe tubimeve publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit.
Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte, të prezantohen programet në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor.
Kjo konferencë planifikohej të mbahej sot më 12 Mars 2020 në “Sallën e Kuvendit” në Komunën e Gjilanit duke filluar nga ora 10:00.