DYLON

Anulohet debati i nesërm për draft rregulloren për kutitë e ankesave në institucionet arsimore

Anulohet debati i nesërm për draft rregulloren për kutitë e ankesave në institucionet arsimore
Avatar photo Redaksia

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet publike dhe private, deri më 27 mars, si dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve dhe tubimeve publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit, Komuna e Gjilanit ka anuluar debatin e paraparë për datë 13.03.2020.

Ky debat për draft-rregulloren komunale për kutitë e ankesave në institucionet e arsimit para universitar, ka qenë i planifikuar më herët, për ditën e premte, 13 mars 2020, por tani për tani anulohet konform vendimit dhe udhëzimeve të qeverisë së vendit.

Për hapat e mëtejmë do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftimin e Komunës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.