Kohëve të fundit janë shpeshtuar ankesat e qytetarëve nga pjesë të ndryshme të qytetit të Gjilanit për rrezikshmërinë nga qentë endacak.
Një reagim i tillë qytetar ka ardhur nga qytetarët e rrugës “Marie Kraja” dhe rrugëve përreth, të cilët thonë se ndihen të rrezikuar dhe të shqetësuar sidomos për fëmijët e tyre.
Ata kërkojnë që institucionet përkatëse të merren me këtë problematikë dhe të marrin masat e nevojshme për largimin e qenve endacakë e me këtë edhe largimin e rrezikut nga ta. /2LONLINE/