Mesfushori Jordan Henderson është në dyshim për ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses angleze ndaj Bullgarisë dhe Kosovës.
Anglia së pari do të luajë ndaj Bullgarisë në “Wembley” më 7 shtator, kurse pas tri ditësh e pret Kosovën në Southampton.
Henderson e lëndoi kyçin e këmbës në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Burnleyt në “Turf Moor”.