Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se Kombëtarja Angleze do të vendoset në Hotel “Emerald” në Prishtinë.
Edhe pse kanë mbetur më shumë se 7 muaj deri te ndeshja, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Anglisë janë duke kryer detyrat e tyre që tani.
“Tre luanët” kanë bllokuar hotelin “Emerald” që posedon 72 dhoma dhe gjatë 2 ditëve sa do të qëndrojnë në Prishtinë, nuk duan që asnjë mysafirë të fle në këtë hotel.
Kosova do të ballafaqohet në nëntor me Anglinë në ndeshjen e fundit për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 2020.