Fëmijët e moshës 11-vjeçare po merren nën përkujdesjen e shtetit në Britani të Madhe për shkak të varësisë së krijuar nga përdorimi i kompjuterit, telefonit dhe lojërave të ndryshme.
Rastet e rralla janë shënuar në Yorkshire, Gloucestershire dhe Londër.
Besohet që këto raste janë të parat e këtij lloji që janë ndërmarrë nga autoritetet. Disa prej fëmijëve janë larguar nga familjet për shkak të varësisë së krijuar me vetëdëshirë, ndërsa të tjerët për shkak se prindërit e tyre i kanë lënë anash ata për shkak se ata vetë kanë luajtur këso lojërash.
Ekspertët i kanë paralajmëruar prindërit që t’i përcjellin më tepër shenjat e varësisë nga lojërat e internetit, ku përfshihet largimi nga shoqëria dhe humbja e interesit për hobet e mëparshme.
Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur varësinë nga lojërat kompjuterike në listën e çrregullimeve psikike, shkruan “Daily Mail”.