Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka marrë pjesë në konferencën për media, të organizuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve nënshkruese të Memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor lidhur me përgatitjen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021.
Koordinatorja Pula tha me këtë rast se kanë angazhuar 80 prokurorë dhe staf mbështetës të sistemit prokurorial të Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Me tej, prokurorja Pula, theksoi se ndër vite është bërë punë e mirë e të gjitha institucioneve përgjegjëse në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, ndërsa këtu përmendi dhe vlerësoi edhe vetëdijesimin qytetar sa i përket proceseve zgjedhore.
Mirëpo, prokurorja Laura Pula, gjatë kësaj konference, ka thënë se së bashku me Policinë e Kosovës do të ndalojë dhe arrestojë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës që në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit në Republikën e Kosovës. /2LONLINE.com/