DYLON

Zëvendësministri Syla takoi ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini

Zëvendësministri Syla takoi ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim, takoi sot ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini.

Fillimisht, zëvendësministri Syla i uroi mirëseardhjen në Republikën e Kosovës dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

EkoHigjiena

Më pas, zëvendësministri Syla dhe ministri italian i Mbrojtjes, Guerini, biseduan lidhur me thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes Republikës së Kosovës dhe Italisë.

Në anën tjetër, ministri Guerini shprehu gatishmërinë e Italisë të vazhdojë të punojë afër me institucionet e Kosovës, e cila do të shtohet në realizimin e vizitave të ndërsjella. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.