Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim të rinjtë të cilët janë të angazhuar me projektin “Up to Youth” , që mbështetet nga USAID.
Përfaqësuesit e grupeve nga Vitia, Drenusha Haxhiu, Sadie Lutfiu, Lorik Sahiti, Loresa Sahiti dhe Aurita Drainca, pjesëmarrës në Up to Youth i prezantuan kryetarit angazhimin e deritanishëm në këtë projekt si dhe nismat të cilat janë duke u zhvilluar për të përmirësuar mundësitë e angazhimit të të rinjve në komunën e Vitisë.
Projekti “Up to Youth” ka për qëllim mobilizimin e të rinjve në mënyrë që të kenë ndikim pozitiv në komunitetet e tyre.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti përgëzoi të rinjtë për punën e tyre si dhe falënderoi USAID-in që në vazhdimësi ka përkrahur të rinjtë e Vitisë. /2LONLINE.com/