Në vendin tonë thuaj se ende pa përfunduar mirë e mirë vendosja e pushteteve lokale, pas zgjedhjeve lokale liderët e caktuar politik filluan fushatën parazgjedhore, në forma dhe metoda të ndryshme sipas kutit dhe mundësive që kanë.
Shkruan: Xhevat BEKTESHI
(2LONLINE) – Në këtë vazhdë, prin kryeministri i Kosovës, pasi që edhe ka më shumë fuqinë edhe mundësinë, por duke mos mbetur anash as LDK , AAK , VV apo edhe forcat tjera politike si AKR dhe NISMA, nëkrye me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin të cilët, gjithashtu pozicioni po ua mundëson, me dhënë deklarata të cilat kanë primesa të forcimit të propagandimit politik, të forcës së tyre.
Kjo atmosferë politike, pa dyshim ka ndikimet në politikën gjilanase, dhe si pasojë e të kaluarës në PDK të Gjilanit, erdhi deri të dorëheqjet e njëpasnjëshme të një stafi bukur të madh të një strukture, që ka kohë që merret me majën e politikave lokale të qytetit tonë.
AKR-ja gjithashtu mbas dorëheqjeve e përjashtimeve të ndryshme filloj me një ristrukturim për garime të vazhdimësisë në zgjedhjet vendore.
Ne anën tjetër, në qytetin tonë, kemi për herë të parë koalicionin qeverisës LDK-AAK i cili ka premtuar në realizimin e shumë objektivave komunale, të cilat sado kudo do e përafrojnë komunën tonë si qendër rajonale, me rajonet tjera kosovare kur kihet parasysh se ka mbetur mbrapa shumë, në këto dy mandate qeverisëse të fundit.
Shikuar skemën e personave politik të jetës gjilanase, kanë filluar të ju bashkëngjiten edhe figura te reja politike që duan te japin kontributin e tyre. Vend te posaçëm në këtë vazhdë, zë kyçja politike e biznesmenit të njohur gjilanas Fehmi Fetahut.
Fehmi FETAHU
Angazhimi i tij në skenën politike kosovare gjegjësisht gjilanase, është një risi e mirë, kur kihen parasysh investimet vetanake në kompleksin “VALI-RANCH” e cila është bërë një perlë e mirë turistike për në dhe mbarë qytetarie kosovare, duke mos përjashtuar edhe qindra punëtorë e dhjetëra ndërmarrje kosovare, që kanë pasur dhe kanë përfitimet e tyre.
Fehmi Fetahu, duke parë zhvillimet e kohës në vendin tonë, krizën ekonomike, papunësinë e madhe, krizën e rëndë sociale si një biznesmen i suksesshëm, si kryetar i bizneseve shqiptare në Zvicër, mendon dhe dëshiron si përfaqësuese i tyre, që të jep kontributin e vet politike edhe praktik në vendin tonë, sidomos në rajonin tonë të Anamoravës, prej nga edhe vjen me origjinë.
Të shpresoimë se kyçja e tij në skenën politike të vendit tonë, do të jetë njeri nga figurat e reja që do të bije ndryshime si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik, e që për rinin kosovare do të jetë shtytës dhe shembull, se si duhet të punohet dhe veprohet, për ndryshime pozitive në Gjilan dhe me gjerë.
Besomi se me angazhimin e tij dhe njerëzve si ai , do të fillon një erë e re ekonomiko-politike e vendit, që gjithsesi do të jenë pozitive dhe premtuese p=r zhvillimin e vendit tonë. /2lonline/