Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor Gjilan, Kapiten Sanije Kçiku me staf në vazhdën e implementimit të projektit ,, Parandalimi i aksidenteve dhe sensibilizimi i pjesëmarrësve në trafikun rrugor’’ me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve të trafikut, në vazhdimësi janë duke ndërmarr aktivitete dhe masa në zbatim të ligjit në fushën e trafikut rrugor.
Gjatë kësaj jave janë realizuar takime me Drejtor të Drejtorive të Shërbimeve Publike dhe Drejtorët e Inspekcionit në komunat Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë. Qëllim i këtyre takimeve ka qenë në ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kontribuimit në ngritjen e vigjilencës në përmbajtje të dispozitave ligjore nga ana e pjesëmarrësve në trafik, për të garantuar një siguri më të madhe dhe shmangie të aksidenteve rrugore, në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/