Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar gjate dites se sotme seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve në Katar për miqësoren me Suedinë, që zhvillohet të dielën, në Doha.
Stërvitja e sotme ka nisur me ushtrimet e zakonshme fizike, vrapim dhe lojë në hapësirë të vogël me pasime të shpejta. Më pas përzgjedhësi Challandes ka punuar në skemat taktike dhe në lojën me presion të lartë, duke i dhënë vazhdimisht instruksionet e tij për futbollistët.
Gjendja e lojtarëve është shumë e mirë dhe motivi i secilit prej tyre është maksimal, derisa vërehet edhe dëshira e lojtarëve që janë për herë të parë pjesë e Kombëtares për t’i dëshmuar vlerat e tyre.
Stërvitjen e fundit para duelit me suedezët, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër pasdite.